Postimi në Instagram i kësaj nëne për komplikacionet e gjirit vendos në pah diçka që ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë rreth gjidhënies.
Lindsey Bliss, një doktoreshë dhe nënë që ushqen me gji, ka ngarkuar një fotografi që tregon gjendjen e dhimbshme që ajo vuan ndërsa po ushqehet me gji – mastitin – dhe virusi i saj sjell vëmendje në një komplikacion gjiri, që pak njerëz e diskutojnë.
Bliss ndau një fotografi ku shihet trupi i saj, ngjitur në të foshnja duke u ushqyer me gji. Gjoksi i Bliss vërehej qartazi se i ishte skuqur dhe dukej i përflakur në foto. Nëna vuan nga mastitu, një infeksion që mund të shfaqet në gji dhe shkakton dhimbje, ënjtje dhe skuqje. Mund të shkaktojë ethe dhe dridhura në gratë që preken nga ai.
https://www.instagram.com/p/BRQp3rAluY5/
“Ndjej sikur dikush po më shkelmon në gji.”, tha Bliss për Cosmopolitan.
“Askush nuk paralajmron se sa i fuqishëm mund të jetë mastiti. Gjiri juaj mund të shkaktojë dhimbje në tërë trupin.”
Përmes këtij postimi, nëna synon të ngris vetëdijen dhe kritikon nënat që fshehin një gjë të tillë./Gazeta Shneta/