Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një femre në QKUK.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agon Borovci, dyshohet se 43 vjeçarja ka bërë vetëvrasje.
Ai i ka thënë se Policia ka marrë informatën se rreth orës 19:30 një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Gazeta më herët ka raportuar se është gjetur trupi i pajetë i një femre.
Sipas burimeve të Gazetës Blic ajo vuante nga depresioni, derisa kishte të shtrirë në QKUK edhe dy familjarë.
Ajo është nga Komuna e Drenasit.