Ju ndoshta keni dëgjuar se disa pozicione, sikur mashkulli sipër femrës (missionary position), janë më të mira se të tjerat për të mbetur shtatzënë. Në fakt, nuk ka prova për t’i mbështetur këto teori. Ekspertët ende nuk kanë bërë hulumtime në lidhje me këtë temë.
Ajo që ekspertët kanë bërë, është përdorimi i skanimit për të treguar se çfarë po ndodhë brenda trupit tuaj kur mashkulli derdh spermën e tij. Hulumtimi shikonte dy pozicione: mashkulli sipër femrës dhe sili doggy.
Këto pozita lejojnë depërtim të thellë, kjo do të thotë, se ata kanë më shumë gjasa të vendosin spermatozoidët drejt qafës së mitrës.
Skanimet tregojnë se maja e penisit arrin në zonat ndërmjet qafës së mitrës dhe mureve vaginale në të dyja këto pozicione. Pozita, mashkulli sipër femrës lejon që penisi të arrijë zonën në pjesën e përparme të qafës së mitrës kurse stili doggy arrin zonën në pjesën e pasme të qafës së mitrës.
Është shumë e rëndësishme për partnerin tuaj të arrijë orgazmën nëse jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë.
A duhet të qëndrojë shtrirë pastaj?
Nuk ju kushton asgjë ta provoni. Sperma ka më shumë gjasa të qëndrojë në vaginë rreth qafës së mitrës se sa nëse ngriheni menjëherë. Sidoqoftë, miliona spermatozoidë lëshohen me çdo orgazmë mashkullore, kështuqë keni shumë në vaginën tuaj edhe nëse ngriheni menjëherë.
Nëse keni kohë, mund të qëndroni në shtrat deri në gjysmë ore pas marrëdhënies seksuale. Provoni të rrini shtrirë në shpinë me një jastëk mbrapa shpinës tuaj për të inkurajuar spermën për të udhëtuar drejt vezës suaj.
Gjëja kryesore për t’u bërë kur dëshironi fëmijë është të keni seks të rregullt. Seksi çdo dy ditë deri në tri ditë rrit mundërinë për të mbetur shtatzënë, krahasuar me seksin vetëm një herë në javë.
Nëse ju keni qenë duke u përpjekur për të bërë fëmijë më shumë se një vit por pa sukses, bisedoni me gjinekologun tuaj./GazetaShneta/