Shëndeti seksual nuk është temë e lehtë për të diskutuar me fëmijët tuaj, por të flisni për seks është një pjesë e rëndësishme që ata të jenë të shëndetshëm dhe të sigurtë.
Puna jonë e parë si prindër është t’i mbajmë fëmijët tanë të shëndetshëm dhe të sigurtë. Ne me gatishmëri iu mësojmë fëmijëve gjëra rreth rrymës, udhëtimet por kur bëhet fjalë për seksin me disa informata themelore rreth shëndetit seksual shumë prindër kanë hezitim. Si rezultat, ata mund ta shmangin plotësisht këtë temë.
Sipas Laura Berman, PhD, dhe edukatore e seksit në Çikago është përgjegjësi e prindërit për të biseduar rreth seksit me fëmijët e tyre. Ajo tregon se ne gjithashtu duhet t’iu ofrojmë atyre materiale të sakta dhe miqësore. Nëse ju si prindër nuk e bëni, fëmijët tuaj mund të “mësojnë” seksin nga burimet që nuk janë të besueshme.
“Një në pesë adoleshentë amerikanë kanë marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeçare”, tha Dr. Berman. Ajo jo vetëm që paralajmëron prindërit për pasojat serioze të injorancës por gjithashtu citon arsye pozitive për diskutimin e seksit me të rinjtë.
“Përgatitja e fëmijës suaj për një të ardhme të shëndetshme seksuale është një nga dhuratat më të mira që mund t’i jepni atij”, thotë ajo, transmeton Gazeta Shneta.
Këto biseda mund të jenë sfiduese dhe është mirë të dijmë rreth gabimeve që duhet shmangur. Ja disa këshilla të ekspertëve:
- Mos pritni shumë që të filloni të bisedoni rreth seksit
Fëmijët duhet të dijnë emrat e saktë për pjesët në trupin e tyre. Ju gjithashtu mund të diskutoni me ta nevojën që njerëzit të jenë të ndershëm në lidhje me ndjenjat e tyre dhe të jenë të sjellshëm ndaj ndjenjave për të tjerët. Këto janë mësime themelore për marrëdhënie të mira seksuale.
2. Mos pretendoni se jeni të qetë dhe të sigurtë për të diskutuar rreth seksit nëse nuk jeni
Është më mirë të pranosh ndjenjat e tua edhe nëse ndjeheni në siklet. Në këtë mënyrë tregoni ndershmërinë emocionale për fëmijën tuaj.
3. Mos harroni që fëmijët tuaj do të hulumtojnë
Drejtoni fëmijët tuaj që lexojnë gjëra të besueshme dhe të thjeshta për t’u pëdorur. Gjithashtu mund të marrësh një libër të mirë ose disa pamfleta në ndonjë qendër shëndetësore dhe t’u dhurosh fëmijëve tuaj.
4. Thuani pediatrit tuaj që të promovojë shëndetin seksual tek fëmijët tuaj
Pindërit nuk janë të vetmit që kanë probleme në diskutimet rreth seksit me fëmijë, mjekët kanë gjithashtu.
5. Diskutoni për biologjinë dhe praktikat e seksit të sigurtë por mos injoroni ndjenjat
Diskutimet rreth seksit duhet të adresojnë shpresat dhe pritjet tuaja për fëmijën tuaj me ndjenja dhe emocione. Nëse doni që fëmija juaj të sillet me përgjegjësi si një qenie seksuale dhe të jetë mirëdashës dhe respekt për parnerin e tyre, tregojeni se si duhet të sillet. Mësojini atyre rëndësinë e kufijëve dhe qartësinë me partnerët seksual.
6. Tregojuni se mund të bëjnë gabime dhe gabimet janë njerëzore
Kujtojini fëmijës tuaj se ne të gjithë bëjmë gabime, në të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë edhe seksin. Ndoshta gabimi i tyre do të jetë marrëdhëniet seksuale pa mbrojtje. Le ta dinë se për çdo sëmundje seksuale mund të testohen dhe pastaj të trajtohen nëse është e nevojshme. Gjithashtu shpjegoni se ka ilaçe që mund të parandalojnë shtatzaninë pas seksit të pambrojtur./GazetaShneta/


