Në këtë artikull mësoni si të ushqeni me gji foshnjen tuaj duke provuar tri pozicione të njohura të gjidhënies.
Për nënat që janë duke ushqyer me formulë, merrni këshilla themelore se si të zgjidhni një mënyrë për ta pozicionuar të porsalindurin shkruan parents, transmeton GazetaShneta.
Pak nëna mendojnë se ushqyerja me gji do të vijë natyrshëm dhe për atë bëhen prova në ato ditë dhe javë të para. “Supozohet të jetë koha më e bukur në jetën tuaj, megjithatë jeni plot pasiguri, duke mos ditur nëse po e bëni atë siç duhet”, thotë Irene Zoppi, RN, specialiste e edukimit klinik.
Këtu mësoni disa nga pozicionet e duhura për ta ushqyer foshnjen me gji:
-Uluni me fëmijën përgjatë gjithë barkut tuaj (përdorni një jastëk për ta sjellë atë në lartësinë e gjoksit). Bërryli juaj duhet ta mbështet kokën e foshnjes dhe dora juaj mbështet pjesën e trupit te tij.
-Vendoseni fëmijën tuaj në jastek, të mbështetur mirë. Nëse jeni duke ushqyer me gjoksin tuaj të majtë, përdorni krahun e djathtë për të mbështetur trupin e foshnjës dhe dorën tuaj të djathtë për të mbështetur kokën e saj.
-Nëse ushqeheni në anën tuaj të djathtë, përdorni krahun e djathtë për të mbështetur fëmijën në krah, dhe drejtojeni kokën drejt gjoksit tuaj.
Gjithashtu, në këtë video mund të gjeni të improvizuara disa nga pozicionet më të rehatshme për nënat dhe foshnjet./GazetaShneta/
Burimi i videos: Apollo Hospitals