Të zgjohesh plot energji është një sfidë pothuajse e paarritshme. Nuk ka rëndësi nëse flini tetë apo katër orë; ka ditë që qepallat e syve janë aq të rënduara, sa të vjen të flesh përgjatë gjithë ditës.
Por, për fatin e mirë ekspertët kanë zbuluar çelësin e sekretit për rritjen e niveleve të energjisë – gjithçka lidhet me një dush të shpejtë të mëngjesit!
Nëse doni vërtetë të mos ndiheni të përgjumur, 30 sekondat e para të dushit bëjini me ujë të ftohtë, 30 sekondat e tjera me ujë të ngrohtë, dhe finalja e 30 të mbeturave realizohet përsëri në të ftohtë.
Duket si torturë, por bëhet fjalë për vetëm 90 sekonda. Dhe, për më tepër, nuk do të ndiheni të plogësht deri në orët e mbrëmjes. Sipas Entrepreneur, të mirat që sjell një metodë e tillë janë pothuajse të pafundme, shkruan Femina, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimi i temperaturës gjatë dushit rrit qarkullimin e gjakut, zgjeron kapilarët e furnizon me energji trupin dhe trurin.
Një funksion i dytë bën që qelizat e bardha të gjakut të rriten, ashtu sikurse ndihmon në eleminimin e stresit dhe përshpejtimin e djegies së yndyrnave të tepërta. /Gazeta Shneta/