Joga është një formë terapeutike, qetësuese dhe relaksuese, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
Brezi i tanishëm e kanë të shkaktuar një varësi nga pajisjet teknologjike dhe kjo varësi e tepërt po shkakton dëmtime në shëndetin e fëmijëve shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Padyshim që, një nga aktivitetet që sjell benefite në shëndetin e tyre është joga.Ajo ndërton një fleksibilitet dhe gjithashtu është e dobishme për mbajtjen e ekuilibrit të trupit.
Pos tjerash, joga funksionon si një aktivitet i shkëlqyeshëm, pasi ofron në ndjekjen e udhëzimeve, si dhe zhvillimin e motorikës.
Aktualisht, nuk egziston një moshë mesatare se kur të vegjëlit tuaj duhen të fillojnë të praktikojnë joga, mirëpo çfarë është e rëndësishme të dijmë është se fëmijët janë në një fazë kalimtare ku janë të vetëdijshëm për trupat e tyre./GazetaShneta/


