Në rrjetin social “Facebook”, mamia Razije Musa ka treguar në lidhje me efektet anësore të ngrënies së turshive tek nënat gjidhënëse.
Duke marrë parasysh që vjeshta simbolizon edhe sezonin e turshive, përmbajtja e tyre mund të shfaq efekte negative tek nënat gjidhënese, shkruan GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Një ndër efektet që shfaqet tek bebet janë ngërçet, për shkak të përmbajtjes së uthullës dhe kripërave.
“Jane probiotike te mire, por ne gjidhenie listohen si ushqime nga te cilat krijojnë gazna tek beba”, ka thënë ajo.
Për këtë, mamia rekomandon që të mbani një evidencë sesi po reagon bebi juaj; në rast që shfaq efekte negative ju duhet t’i ndaloni plotësisht ato./GazetaShneta/