UD. Drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Pranvera Zejnullahu – Raci dhe Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci kanë pritur sot në takim pune Tomaž Štupnik nga Universiteti i Lubjanës në Slloveni.
Në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë për bashkëpunim ndërmjet Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK dhe asaj në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.
“Dr.Štupnik, ofroi përkrahje për trajnim të stafit mjekësor nga Kosova, me qëllim të avancimit të shërbimeve të kirurgjisë torakale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Profesor Tomaž Štupnik është kirurgu i parë në Evropën Juglindore që kreu ndërhyrje me metodën e njohurs VATS./Gazeta Shneta/