Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Isa Berisha: Arsyet e dorëheqjes janë personale

Lajme 16/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

UD. Drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj, Isa Berisha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Sipas tij, arsyet e dorëheqjes së tij janë personale.

“Kam pranuar të emërohem gjatë asaj kohe sa ka qenë konkursi për këtë pozitë (për drejtor të përgjithshëm) që mos me mbet spitali pa drejtor përndryshe arsyet e dorëheqjes janë krejtësisht personale”, sqaroi Berisha për Gazetën Shneta.

Në vend të Berishës është emruar si UD drejtor, Selajdin Sallahu.

Lajmin për emërimin e Kardiologut e kanë bërë të ditur edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Dr. Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e ShSKUK-së, e ka falënderuar Berishën për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve sa ka qenë UD drejtor në Spitalin Publike në Ferizaj ndërsa Sallahut i ka ofruar përkrahje.

Brenda një viti në këtë spital janë ndërruar tre UD drejtor.

Pas përfundimit të mandatit të Jeton Zeqirit, si drejtor ekzekutiv, Spitali Rajonal në Ferizaj është menaxhuar vetëm nga UD drejtor.

Fillimisht UD drejtor ishte emëruar Halit Gërbeshi, i cili disa muaj më vonë është suspenduar nga puna për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Në vend të tij erdhi përsëri si UD drejtor, Isa Berisha, ndërsa tani pritet të emërohet si UD drejtor, Selajdin Sallahu.

Gjashtë muaj më parë ishte anuluar konkursi për drejtor në këtë spital. Në atë konkursi kandidatë për të fituar garën ishin, ish drejtori, Jeton Zeqiri, Fitim Goga dhe Riza Idrizi, mirëpo konkursi u anulua dhe nuk është rishpallur më. Arsyet e anulimit të konkursit asnjëherë nuk janë bërë publike nga Bordi i ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Selajdin Sallahu emrohet UD drejtor në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj

Artikulli paraprakSelajdin Sallahu emrohet UD drejtor në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj
Artikulli i rradhës Pranvera Zejnullahu dhe Drejtori i Kirurgjisë Torakale presin në takim pune Dr.Tomaž Štupnik

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.