Preeklampsia pas lindjes, shkaqet dhe simptomat që duhet t’i dini

2021-08-28 në ora 15:52

Hipertensioni dhe proteinat e shumta në urinën tuaj janë dy nga gjërat që e karakterizojnë preeklampsinë pas lindjes.

Zakonisht, preeklampsia pas lindjes është një gjendje, e cila mund të zhvillohet 48 orë pas lindjes, por mund të jetë e pranishme edhe pas gjashtë muajve të lindjes shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Preeklampsia pas lindjes mund të shkaktohet nga disa faktorë, si:

-Hipertensioni në shtatzëninë paraprake;

-Histroia familjare;

-Mosha e nënës;

-Mbipesha;

-Diabeti i tipit 1 apo 2;

Simptomat e preeklampsisë pas lindjes

Shenja e parë paralajmëruese e preeklampsisë pas lindjes është rritja e presionit të gjakut.

Kjo është arsyeja pse profesionistët shëndetësor e monitorojnë presionin e gjakut brenda 48 orëve pas lindjes dhe vazhdimisht deri në 6 javët pas lindjes.

Shenjat tjera që paralajmërojnë se keni preeklampsi pas lindjes janë:

-Dhimbje koke;

-Shtim i papritur i peshës;

-Çrregullime vizuale./GazetaShneta/