Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prejardhja dhe duhani ndikojnë në mutacionet gjenetike te fëmijët

Jetë 18/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar së fundmi në Nature Communications tregon se prejardhja gjenetike dhe stili i jetesës së prindërve, përfshirë pirjen e duhanit, mund të ndikojnë në shfaqjen e ndryshimeve të reja gjenetike te fëmijët.

Hulumtimi, i realizuar nga Wellcome Sanger Institute dhe Universiteti i Kembrixhit, analizoi të dhënat gjenetike të 10 mijë tresheve prind-fëmijë, dhe evidentoi se mutacionet e reja (DNMs), të cilat ndodhin në vezë apo spermë dhe trashëgohen te pasardhësit, ndërlidhen ngushtë me moshën e prindërve, sidomos të babait. Çdo vit shtesë në moshën e babait sjell rreth 1.5 mutacione më shumë.

Studimi vë në pah edhe dallime të vogla mes grupeve të ndryshme etnike, ku fëmijët me prejardhje afrikane kishin pak më shumë mutacione se ata me prejardhje evropiane apo aziatike. Po ashtu, është vërtetuar një lidhje mes pirjes së duhanit nga prindërit dhe rritjes së lehtë të numrit të mutacioneve te fëmijët, me një mesatare prej rreth 2% më shumë.

Sipas studiuesve, këto ndikime janë të vogla, por të rëndësishme për të kuptuar më mirë faktorët që formësojnë gjenetikën njerëzore dhe që mund të kontribuojnë në sëmundje të rralla. Gjetjet pritet të kenë ndikim në studimet e ardhshme në gjenetikë mjekësore dhe popullatash./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak141 çifte u shkurorëzuan për një muaj, avokati Bajraktari: Po ndikon tradhtia dhe kriza ekonomike
Artikulli i rradhës Sindroma e zemrës së thyer, më vdekjeprurëse për burrat, edhe pse prek më shumë gratë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.