Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

141 çifte u shkurorëzuan për një muaj, avokati Bajraktari: Po ndikon tradhtia dhe kriza ekonomike

Lajme 18/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

141 çifte bashkëshortore në Kosovë i dhanë fund martesës në muajin shkurt 2025. Kjo e dhënë e  publikuar nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC) risolli në vëmendje dukurinë në rritje të divorcit.

Avokati, Ardian Bajraktari, në intervistë për Ekonomia Online, duke shpalosur përvoja profesionale në punën e tij të përditshme në drejtësi, vë në dukje një shtim të ndjeshëm të rasteve të shkurorëzimeve vitet e fundit.

“Janë faktorë të ndryshëm  që çojnë në shkurorëzime të çifteve bashkëshortore si tradhtia bashkëshortore, krizat ekonomike, tensionet sociale e shkaqe të tjera”, tha Bajraktari.

Ai duke u ndalur në procesin e shkurorëzimit thekson se është dukshëm më i lehtë, kur palët kanë marrëveshje të ndërsjellë.

“Natyrisht që edhe Ligji i Familjes e parashikon në dy mënyra: në rast se ka vullnet të dyanshëm dhe në rast se jo, shkon me padi. Proceset me marrëveshje të dyanshme janë më të lehta. Në jo pak raste, në praktikë ndodh që çështja e pasurisë të bartet tek anëtarët e tjerë të familjes. Është e domosdoshme që gratë të kujdesen për mirëqenien e tyre dhe ta regjistrojnë pasurinë e përbashkët”, tha ai.

Avokati Bajraktari vuri në pah se ndarja e çifteve bashkëshortore sfidohet kur përfshihen çështje si ndarja e pasurisë apo kujdestaria e fëmijëve.

“Varësisht prej rasteve, aty ku ka marrëveshje të dyanshme, natyrisht procesi i shkurorëzimit shkon më shpejt. Çështja komplikohet kur kemi fëmijë në mes, sepse vazhdon me procesin e kontaktit, të besimit dhe të rritjes së fëmijëve. Vlen të theksohet edhe ndarja e pasurisë, e cila është sfiduese dhe mund të paraqes vështirësi. Varësisht prej rrethanave të rastit konkret, kur kemi të bëjmë me marrëveshje, si rregull procesi i shkurorëzimit shkon shumë më shpejt. Por kur kemi ndarje të pasurisë apo fëmijë në mes, natyrisht që procesi mund të zgjasë”, tha ai.

Avokati Bajraktari shtoi se pasuria e krijuar prej momentit të lidhjes së martesës ndahet në pjesë të barabarta.

“Çdo pasuri e krijuar prej momentit të lidhjes së martesës ndahet në pjesë të barabarta, përveç nëse bashkëshortët merren vesh ndryshe. Në praktikë, akoma është sfiduese, sepse një pjesë bukur e madhe nuk kanë pasuri në emër të tyre, prandaj në praktikë kemi vështirësi në konstatimin e pasurisë,” tha për EO, Bajraktari.

Artikulli paraprakStudim: Rritja e temperaturave po përkeqëson apnen obstruktive të gjumit
Artikulli i rradhës Prejardhja dhe duhani ndikojnë në mutacionet gjenetike te fëmijët

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.