Dikur një bebe, ndërsa tani një grua ka arritur të bashkohet me familjen e saj, pas plot 40 viteve.
Bëhet fjalë për Adrianën e cila tanimë është 40 vjecare, dhe që deri tani ajo kishte jetuar pa mbiemër, ndërsa u identifikua nga të afërmit e saj nga testi i ADN-së.
Kthesa në jetën e saj fillon atëherë kur gjyshërit i tregojnë që ajo nuk ishte vajza biologjike e familjes, kështu që ajo me ndihëm e një organizate në Argjentinë arrin të bashkohet me të afërmit e saj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Adriana në fjalën e saj për medie tha që ajo nuk kishte ndonjë shpresë se do të ishte sërish me të afërmit e saj, madje edhe kur e bëri testin e ADN-së për shkak se askush nuk u lajmërua.
“Mendova që isha e braktisur, dhe që prindërit e mi më kishin shitur”, thotë ajo.
Ndërsa nëna e Adrianës, znj. Garnier asnjëherë nuk kishte ndaluar së kërkuari foshnjën e saj ndërsa fjalët e saj për vajzën e saj janë më të zgjedhurat.
‘’Ajo është shumë e bukur nga brenda dhe ka një personalitet të madh”, thotë ajo.
‘’Fundja dashuria është më e madhe se urrejtja’’./Gazeta Shneta/