Më 4 shkurt 2017, djali i Scully Nolan humbi betejën me ‘rhabdomyosarcoma’, një formë e rrallë e kancerit që ndikon në indet e buta.
Nolan ishte në trajtim për më shumë se një vit, dhe pavarësisht se një tumor u zhduk plotësisht, kanceri në fund të fundit gjeti rrugën e tij në mushkëritë e djaloshit shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht se situata dukej e zymtë, Nolan, djaloshi i dagnostifikuar me kancer, gjeti optimizëm. Në fakt, ai madje la udhëzimet për funeralin e tij. “E pyeta nëse donte që njerëzit të ishin të lumtur apo të trishtuar në funeralin e tij. Ai më shikoi të hutuar dhe tha: ‘Natyrisht që të lumtur, pse a ka ndonjë arsye që të bëheni të trishtuar?’ rrëfehet nëna e vet.
Nolan i tha nënës së tij se donte të mbahej mend si një polic.
Fjalët e fundit të tij para se të vdiste ishin “Të dua mami!”./Gazeta Shneta/