Në paradoksin mjekësor të vitit, kardiologu 52 vjeçar John Warner i cili njëkohësisht është edhe president i ‘’Shoqatës Amerikane të Zemrës”, pësoi sulm në zemër gjatë një konference.
Në një deklaratë, shoqata raportoi se Warner është në gjendje stabile pasi që atij i është vendosur një stentë për të hapur një arterie të bllokuar të gjakut.
Pjesë e fjalimit të Warner në konferencën e Sesioneve Shkencore në Anaheim të Kalifornisë, ishte edhe luftimi i familjarëve të tij me sëmundjet e zemrës.
“Pasi që djali im erdhi në jetë dhe ne po i prezantonim pjesës tjetër të familjes, aty kuptova një gjë shumë shqetësuese: Aty nuk kishte burra të vjetër në familjen time. Asnjë. Të gjitha degët e familjes time u këputën nga një sulm kardiak”, tha Warner në fjalimin e tij, shkruan HealthNutNews, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i AHA-së, Nancy Broën i pyetur se si ishte gjendja e Warner ai tha: “Johni donte të përforconte se ky incident nënvizon mesazhin e rëndësishëm që ai na la në adresën presidenciale, se ai ka bërë shumë përparime por mbetet edhe shumë për t’u bërë”.
Po ashtu shumë rekomandime të AHA-së përkeqësojnë shëndetin e zemrës./Gazeta Shneta/