Zakonisht bebet e porsalindura peshojnë rreth 3.4 kg, ndërsa foshnjat që lindin me peshë më të madhe se 4 kg konsiderohen si të mëdha, apo makrosomike.
Ndërsa rreth 11% e foshnjave në Angli lindin me një peshë prej 4 kg ose më shumë dhe me 1.6% të foshnjave që peshojnë 4.5 kg ose më shumë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Është shumë e vështirë të përcaktohet nëse fëmija juaj është makrosomike derisa është në mitër, pesha e tij mund të dihet vetëm pasi të lind.
Një skanim me ultratinguj mund të japë një ide se sa i madh është fëmija juaj. Megjithatë, mbani në mend kjo nuk është gjithmonë e saktë në shtatzëninë e mëvonshme.
Mund të ketë një ndryshim prej rreth 10 për qind në mes të peshës së foshnjës së parashikuar nga ultratingulli dhe pesha aktuale e tij në lindje.
Çfarë mund të bëjë që fëmija im të jetë i madh?
Ndoshta faktori më me ndikim është diabeti gestational ose diabeti para-ekzistues. Ju gjithashtu keni më shumë gjasa të keni një fëmijë të madh nëse:
Ju keni një indeks të lartë të trupit (BMI) në fillim të shtatzënisë.
Ju keni fituar shumë peshë gjatë shtatzënisë.
Ju shkoni më shumë se dy javë pas datës tuaj të caktuar.
Ju keni fituar shumë peshë mes shtatzënive ose nuk keni humbur peshë nga një shtatzëni e mëparshme.
Po ashtu një rol të rëndësishëm luan edhe etnia dhe gjinia, pasi që djemtë zakonisht janë më të mëdhenj se sa vajzat.
Mbetet në dëshirën e juaj nëse doni të zgjidhni një lindje natyrale apo cezariane, mirëpo për cdo rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/