Një eksperiment social ka shpërfaqur mungesën e edukimit të fëmijëve nga prindërit në raport me njerëzit e panjohur.
Një eksperimentues social shkon në parkun e lodrave të fëmijëve dhe me lejen e prindërve i provokon fëmijët me një qen, transmeton Gazeta Shneta.
Ai fillimisht i pyet prindërit nëse i kanë mësuar fëmijët se nuk duhet të shkojnë askund pa lejen e tyre, e aq më pak me njerëz të panjohur. Të gjithë thonë se i kanë mësuar.
Por del e kundërta në video. Ai i josh fëmijët me qenin e tij dhe u thotë se ka edhe të tjerë.
Pasi i fton të shkojnë t’i shohin, fëmijët pa hezitim ia japin dorën dhe nisen me të.
Prindërit mbesin të shokuar!
Shikojeni videon. /Gazeta Shneta/