Dy të tretat e prindërve thonë se ata jo gjithmonë i ndjekin këshillat të cilat i marrin nga mjeku i fëmijës, tregon një sondazh i ri amerikan.
Rezultatet e anketimit kanë treguar se 56 për qind e prindërve kanë thënë se ndjekin këshillat që u jepen shumicën e kohës, por jo gjithmonë, derisa 13 për qind kanë thënë se i ndjekin kohë pas kohe.
Në mesin e prindërve që kanë thënë se i përcjellin këshillat, ata ishin më të prirë të ndjekin rekomandimet sa i takon ushqyerjes, vizitave te dentisti dhe ulëseve në vetura.
Por 40 për qind të prindërve në këtë grup nuk i kanë ndjekur këshillat me disiplinë, 18 për qind kanë thënë se nuk i kanë ndjekur kur është fjala për rekomandimet e gjumit, dhe 13 për qind nuk i kanë ndjekur këshillat për televizorin.
Sipas autorit të sondazhit, Dr MattShew Davis nga Universiteti i Michiganit, mënyra e shpjegimit të mjekut ndikon shumë në atë nëse prindërit do ta aplikojnë atë.
“Prindërit kanë nevojë për qartësim nëse nuk janë të sigurt se çfarë thotë mjeku ose pse ajo gjë është veçanërisht e rëndësishme”, ka thënë Davis.
Sipas tij, mjekët duhet të përdorin një gjuhë më të pastër, t’i dëgjojnë prindërit për shqetësimet dhe të japin shembuj praktik për atë se çfarë funksionon te fëmijët.