Të fjeturit bashkë me beben në një shtrat mund të jetë përvojë e papërshkrueshme për prindërit, por një nënë ka rrëfyer dëshirën e saj e cila u kthye në tragjedi.
Ajo tani po kërkon të dëgjohet nga prindërit tjerë që të mos iu ndodh e njëjta gjë, shkruan Babyology, transmeton Gazeta Shneta.
Më 3 qershor, çifti britanik Lauren Joran dhe Kieran Jones, vendosën ta marrin në shtrat djalin e tyre Harrison i cili kishte mbushur vetëm 12 ditë.
Siç raportohet nga mediat, nëna Kieran kishte qenë shumë e lodhur atë ditë. Ata u shtrinë për të fjetur së bashku, por kur u zgjuan disa orë më vonë, panë se djali nuk merrte frymë.
Pas autopsisë që iu bë trupit të foshnjës, ekspertët zbuluan se djali kishte ndërruar jetë nga një “shkak i pashpjegueshëm i vdekjes foshnjore”.
Megjithatë, ata kanë shtuar se foshnja mund të jetë goditur aksidentalisht në gjumë nga prindërit, apo ta ketë pasur shumë nxehtë nga trupat e prindërve, gjë që rrit rrezikun e Sindromit të Vdekjes së Papritur.
Ekspertët nuk kanë pasur mundësi të konfirmojnë saktësisht se nga çfarë vdiq foshnja, por e dijnë një gjë, se vdekja ka ardhur si pasojë që bebja ishte në një shtrat me prindërit.
“Nuk kishim ndërmend të flinim bashkë me të, por ishim shumë të lodhur dhe ndodhi. Tani duhet të flasim që të parandalojmë prindërit tjerë”, ka deklaruar nëna. /Gazeta Shneta/