Prindërit i shpërndajnë fotot e bebes së vdekur në krahët e tyre (Foto +18)

2017-02-22 në ora 10:32

Fotot që do të shihni më poshtë, e që janë tepër prekëse, shfaqin momentin e vdekjes së bebes 8 muajshe në krahët e nënës.

Louise dhe John Done u detyruan të marrin një vendim të vështirë, që të ndërpresin mbështetjen e aparaturave për ta mbajtur fëmjën në jetë, pasi doktorët iu thanë se infeksioni i kishte kaluar në tru, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Bebja u diagnostikua me meningjitin B.

“Ne nuk donim që ai të vuante më shumë. Kemi ftuar një prift për ta bekuar atë, pastaj ata i hoqën aparaturat dhe ne e mbajtëm në krahë. Ky ishte momenti kur ai u shkëput nga kjo botë. Kjo ndodhi në krahët e mi”, u shpreh nëna Louise.

Fotografitë e shpërndara shfaqin trupin e bebes të nxirë dhe të fryrë nga gjaku i helmuar.

Ata thanë se i kanë publikuar imazhet tronditëse me qëllim që ta rrisin ndërgjegjen për këtë sëmundje dhe që prindërit e tjerë të mos kalojnë në këso situate.

“Arsyeja pse i kemi lëshuar fotot është se njerëzit nuk e kuptojnë sesa brutal mund të jetë meningjiti”, shtoi Louise.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e bebes Harry para se të sëmurej. /Gazeta Shneta/

Bebja Herry para se të sëmurej