Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin e tij në Facebook ka sqaruar se si u rrit numri me Covid-19 në Prishtinë dhe pse u mbyllën tri çerdhe.
Sipas tij, njëri prej personave që ka rezultuar pozitiv jatë javës ka dërguar fëmijët në çerdhe dhe gjithashtu edhe fëmiu i tij ka qenë pozitiv me Covid, transmeton Gazeta Shneta.
Të gjithë fëmijët e asaj çerdhe janë dërguar për testim dhe ende nuk dihet rezultati. Kurse në çerdhen tjetër për shkak se bashkëshorti i një punonjëse kishte rezultuar pozitiv.
Çerdhet janë dezinfektuar por duhet të kalojnë dy javë në vetëizolim të gjithë personat që kanë pasur kontakt aty.
Postimi i plotë:
Në një konferencë për media sot sqaruam situaten sa i përket Covid19.
Deri më sot në Prishtinë kanë qenë 106 raste me dy fatalitete. Raste aktive sot në Prishtinë i kemi 31.
Dje kemi pas një numër më të madh me rreth 10 të infektuar dhe të gjitha rastet janë prej një personj i cili ka infektuar disa në vendin e tij të punës. Pacienti është testuar të premten dhe ka dal pozitiv. Ndërkohë gjatë javës i ka dërguar fëmijët në çerdhe. Pas testimit të fëmijëve edhe ata kanë dal pozitiv dhe ne jemi detyruar të mbyllim dy çerdhet për dezinfektim ndërsa fëmijët e klasës janë dërguar për testim. Fëmijët e atyre klasëve nuk do të mund të shkojne në çerdhe për dy javë pavarësisht rezultateve, ndërsa edukatoret e klasëve shkojnë në vetëizolim.
Në një çerdhe tjetër jemu detyruar ta mbyllim për shkak se bashkëshortu i një punonjëse ka testuar pozitivisht. Kemi dezinfektuar çerdhen dhe në rast të rezultatit negativ çerdhja vazhdon normal funksionimin..
Dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat.
Ne jemj të vetëdijshëm se me rihapjen do të shtohej numri. Por tani duhet ta kontrollojmë pëehapjen. Ne do ta bëjmë punën tonë por kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e distances, respektimin e vetëizolimit nqs keni pas kontakte pa marr parasysh rezultatit pozitiv apo negativ në testimin e parë.
Ju uroj mbrëmje të këndshme e ne sot e nesër do të testojmë mbi 100 kontakte.