Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,417 testime të kryera janë konfirmuar 309 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 601 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 44,436.
Ndërkohë, brenda 24 orëve Prishtina regjistroi 126 raste pozitive me Covid-19.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,144 raste aktive./GazetaShneta/