Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,031 testime të kryera janë konfirmuar 246 raste pozitive me Covid-19.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë pacientë shkruan GazetaShneta.
“Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 201 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 55,761.
Nga 246 raste pozitive të raportuara sot, vetëm 95 prej tyre janë regjistruar në kryeqytet.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,036 raste aktive./GazetaShneta/