A qanë bebja juaj pafund edhe pas ushqyerjes dhe gjumit? Apo, e vëreni duke gugësuar shpesh herë?
Nëse foshnja juaj është duke vuajtur nga problemet e ndërlidhura me gazrat, kjo nënkupton se gjatë kësaj periudhe po përjeton dhimbje të shumëta dhe jorehati. Lexojeni këtë artikull për të mësuar disa metoda shtëpiake për t’i ndihmuar të tejkaloj dhimbjet.
Formimi i gazërave tek foshnjet është gjendje normale dhe zakonisht aktuale. Nëse keni vënë re se foshnja juaj po ballafaqohet me një situatë të tillë, ndihmesa juaj është mëse e nevojshme.
Derisa jeni duke e ushqyer me qumësht, jepini pak pushim dhe vendoseni me fytyrë nga ju, duke e goditur lehtë ne shpinë. Provojeni këtë metodë çdo pesë minuta, përafërsisht.
Mund të bëni goditje të lehta në shpinë pas ushqyerjes për të stimuluar gogësimin.
Kjo do t’iu sigurojë se nuk ka mbetur asnjë formacion i gazit brenda bebes gjatë kohës kur përfundon ushqyerjen.
Përpos kësaj, ju duhet të keni kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve që shkaktojnë gazrat tek foshnja.
Shmangiuni ushqimeve si brokoli, sushi, brumërat, etj.
Disa ushqime mund edhe të shkaktojnë alergji, të cilat iu shkaktojnë juve fillimisht gazëra pas konsumimit. /Gazeta Shneta.