Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i përhershëm, pavarësisht stinës në të cilën ndodhemi.
Shumë persona mendojnë se kujdesi ndaj lëkurës duhet të bëhet më shumë gjatë stinës së verës duke u mbrojtur nga rrezet nëpërmjet produkteve të ndryshme për lëkurën.
Mirëpo, lëkura ka tendencë shpeshherë të thahet dhe iritohet më shumë gjatë stinës së dimrit për shkak të temperaturave të ulëta dhe kujdesi duhet të jetë I domosdoshëm.
Sikurse verës, edhe gjatë dimrit duhet të përdoren kremëra dhe produkte për mbrojtje si të lëkurës së fytyrës, ashtu edhe të trupit, transmeton Indeksonline.
Këto kremra duhet të përdoren varësisht nga tipi I lëkurës që kemi apo edhe nëse kemi ndonjë problem të caktuar me lëkurën.
Është mirë që të konsultoheni me dermatologun tuaj për të marrë mendimin profesional rreth produkte më të mira për lëkurën tuaj./Indeksonline/