Nënat e fëmijëve autik, që gjatë shtatzënisë kishin probleme me sistemin imunitar kanë të ngjarë që fëmijët të kenë probleme me sjellje dhe emocione, zbulon studimi nga UC Davis Health.
Studimi rishqyrtoi historitë e nënave për të shikuar simptomat e çregullimit të spektrit të autizmit, transmeton GazetaShneta.
Studiuesit zbuluan se fetusi mund të bashkëveprojë me problemet e sistemit imunitar të nënës, si alergji, astmë, sindromë autoinflamatore dhe sindroma e mungesës imunologjike.
Historia e studimit
Rreth 363 nëna së bashku me fëmijët e tyre (252 meshkuj dhe 111 femra) u bënë pjesë e studimit në UC Davis Mind Institute.
Fokusi i studiuesve qëndroi në sjelljet e fëmijëve autik duke përfshirë agresionin dhe ankthin.Gjithashtu, ata matën dhe zhvillimin e funksionin kognitiv të fëmijëve.
Nga studimi morën këto rezultatet: 27% e nënave kishin probleme me sistemin imunitar gjatë shtatzënisë, nga këto nëna 64% raportuan astmë, ndërsa kushtet tjera të paraqitura tek nënat tjera ishin: hipotiroidizëm, sëmundjen e Raynaud (sëmundja e qarkullimit të gjakut), Alopecia (humbja e flokëve), Psoriasis (sëmundje të lëkurës) dhe artritin rheumatoid (inflamacionin e indeve të përbashkëta).
“Problemet me sistemin imunitar të nënës mund të jenë faktor mjedisor që kontribuon në zhvillimin e spektrit të autizmit”, tha Paul Ashwood, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë dhe anëtar në UC Davis Mind Institute.
Sipas CDC, çregullimi i spektrit të autizmit është i shprehur katër herë më shumë tek gjinia mashkullore sesa te gjinia femërore.
Ndërsa, studimi u botua më 14 gusht në Translational Psychiatry./GazetaShneta/