Sindikata e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik dhe qendrave rajonale, po kërkon përfshirjen e të gjithë punëtorëve të këtyre institucioneve në pakon e Qeverisë për 300 euro shtesë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj sindikate Vehbi Tahiri, i cili ka pas një takimi dje me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, transmeton Gazeta Shneta.
“Nga ministri Zemaj kerkova ne menyre decidive qe te gjithe te punonjesit ne Ikshpk dhe Irshpk te perfshihe ne pakon emergjente si punonjesit shendetsore dhe stafi percjelles ( Administrata dhe stafi tjeter teknik) Ikshpk punon dhe vepron si tersi dhe nuk duhet lejuar qe dikush te ndihet i diskriminuar”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i tij i plotë:
Dje me daten 18/08/2020 ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se IKSHPK dhe IRSHPK jam prite nga Ministri i Shendetesise ne Republiken e Kosoves z Armend Zemaj ! Ministrin Zemaj e njoftova per punen e palodheshme qe po e bejne punonjesit e Institutit Kombetare te Shendetesise Publike ne Prishtine dhe Institutet regjionale te shendetesise publike ne nivel te Republikes ne ket kohe pandemie me Covid-19! Nje prej temave qe ia paraqita ministrit ishte edhe paknaqesia qe eshte krijuar per mos perfshirjen e te gjithe punonjesve te Ikshpk dhe Irshpk ne pakone emergjente te parapare ne Qeveria e Republikes se Kosoves!
Nga ministri Zemaj kerkova ne menyre decidive qe te gjithe te punonjesit ne Ikshpk dhe Irshpk te perfshihe ne pakon emergjente si punonjesit shendetsore dhe stafi percjelles ( Administrata dhe stafi tjeter teknik) Ikshpk punon dhe vepron si tersi dhe nuk duhet lejuar qe dikush te ndihet i diskriminuar!
Shpresoj dhe besoj qe kerkesa e Sindikates se Ikshpk-Irshpk do te has ne mirkuptim nga ana e ministrise dhe Qeverise se Kosoves!
Falemnderit z minister per gjetjen e kohes per te degjuar kerkesat tona!
Respekt juve!