Fëmijët mësojnë të flasin shpejt, prandaj mos u habitni nëse fëmija juaj nuk po përdorë të njëjtin fjalor apo shprehje si bashkëmoshatarët.
Megjithatë, ekzistojnë disa udhëzime të përgjithshme për zhvillimin tipik të gjuhës së folur tregon babycenter, transmeton GazetaShneta.
Nga mosha 5 – vjeçare fëmija juaj duhet :
-Të shpreh të gjitha tingujt e fjalës (edhe pse tingujt l, s, r, v, z, , sh dhe th mund të jenë ende të ndërlikuar).
-Të përgjigjet kur pyetni: “Çfarë thoni?”
-Shkronjat dhe numrat.
-Të përdorë më shumë se një folje në një fjali, të tilla si, “Kam marrë topin tim dhe luaj me shokun”.
-Të tregojë tregime të shkurtra.
-Të mbaj një bisedë.
Deri në fund të klasës së parë, fëmija juaj duhet:
-Të jetë i kuptueshëm.
– T’ju përgjigjet pyetjeve – kush, çfarë, kur, ku, dhe pse.
-Të tregoj histori dhe të flas për ngjarjet në një mënyrë logjike.
-Të përdorë fjali të ndryshme dhe të plota.
-Të përdorë gramatikë korrekte shumicën e kohës.
Deri në fund të klasës së dytë, fëmija juaj duhet:
-Të jetë në gjendje të shpjegoj një fjalë dhe ide.
-Të gjej fjali për të informuar, bindur dhe për t’u angazhuar me njerëz të tjerë.
Disa fëmijë ende kanë probleme në marrjen e ideve ose kanë vështirësi në gjuhë të tjera që mund të ndikojnë në aftësinë e tyre për të mësuar aftësi të reja të rëndësishme, siç janë leximi dhe shkrimi./GazetaShneta/