Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet më të shtrenjta për produktet menstruale, sipas një raporti të ri të kryer nga Healthnews.
Çdo muaj, rreth 1.9 miliardë femra në mbarë botën kanë menstruacione – shumë prej të cilave luftojnë për të blerë produktet e nevojshme higjienike. Tani, një raport i ri i Healthnews përshkruan se sa e shtrenjtë është të përballosh blerjen e tamponëve në 30 vende të ndryshme, përcjell Gazeta Shneta.
Raporti, i publikuar këtë javë, zbuloi se çmimi i një tamponi të vetëm varion nga 0,04 dollarë në Gjermani dhe Finlandë dhe në 0,23 dollarë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendi me tamponët e dytë më të shtrenjtë janë Shtetet e Bashkuara, me një tampon që kushton 0,15 dollarë.
Gjatë gjithë jetës, kjo arrin në afërsisht 1,710 dollarë.
Sipas një editoriali të fundit në “Frontiers in Reproductive Health”, vlerësohet se 16.9 milionë gra me menstruacione në Shtetet e Bashkuara jetojnë në varfëri, dy të tretat e të cilave janë gra me të ardhura të ulëta dhe të pasigurta për ushqimin, të cilat nuk mund të përballojnë produktet bazë menstruale, si p.sh, pecetat, tampona dhe produkte të tjera menstruale.
Ndërkohë, në Finlandë dhe Gjermani, kostoja e jetës për tampon është afërsisht 490 dollarë, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe kjo kosto është afërsisht 2,668 dollarë .
Sipas raportit, vende të tjera me çmime të shtrenjta të tamponëve përfshijnë Australinë, Suedinë dhe Kanadanë.
Raporti thekson gjithashtu se tamponët dhe pecetat higjienike i nënshtrohen një Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me tarifa më të larta se mallrat jo thelbësore të përditshme në shumë vende. /Gazeta Shneta/