Profesori i mjekësisë Maksim Çela nga Tirana ka qëndruar sot në QKUK ku ka mbajtur një prezantim për radiologët dhe pulmologët.
Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se Çela ka prezantuar temën “Shenjat klasike dhe zhvillimet e reja në diagnostikimin e sëmundjeve në mushkëri”, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Sot, në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, Prof. Dr. Maksim Çela nga Tirana, para radiologëve dhe pulmologëve ka prezantuar temën “Shenjat klasike dhe zhvillimet e reja në diagnostikimin e sëmundjeve në mushkëri”.
Me prezencën e tij, prof. Çela, si doajen dhe ekspert i njohur në imazherinë radiologjike moderne, ka prezantuar përvojat shkencore dhe të arriturat e fundit nga fusha e radiologjisë.
Pas ligjëratës Prof. Maksi, ka demonstruar praktikisht pjesën e ligjëruar e cila ka dhënë rezultat menjëherë pas një ore.
Radiologët në Klinikën e Radiologjisë kanë diagnostikuar me ultratingull një pacient me patologji në mushkëri.