Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Lul Raka: Rastet e fundit u infektuan nga persona asimptomatikë

Lajme 18/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Prof. Dr. Lul Raka
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikrobiologu Lul Raka, në një intervistë për “Radio Prishtinën”, ka thënë se vatër kryesore e pandemisë është grumbullimi i njerëzve, të cilët po grumbullohen nëpër ditëlindje, nëpër varrime e nëpër mbledhje të ndryshme në familje.

Ai ka bërë thirrje që të ruhet distanca dhe të ndalohet grumbullimi i personave, pasi që, siç u shpreh ai, vatra kryesore e valës së fundit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë kanë qenë personat josimptomatikë, transmeton “Zeri.info”.

“Bëj thirrje te të gjithë qytetarët që të mos mblidhen në grupe, në ditëlindje, në varrime, e në mbledhje familjare, pasi kjo paraqet rrezikun për përhapjen më të shpejtë të virusit dhe ka mundësi që të mos identifikohet personi i infektuar, të mos ketë simptoma të virusit”, tha Raka.

Ai gjithashtu shpreh shqetësimin për qytetarët, duke thënë se edhe lehtësimi i masave do të çojë në rritjen e numrit të të infektuarve dhe porosit qytetarët që të mos hyjnë nëpër dyqane të vogla, të mos rrinë në vende pune ku nuk ka ventilim, të mbajnë distancë prej 2 metrave, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

“Me lirimin e masave e kemi pritur që numri i të infektuarve do të rritet, andaj bëj apel që të mos hyjmë në dyqane të vogla, të mos rrimë në vende pune që nuk kanë ventilim, të mbajmë distancë 2 metra larg njëri-tjetrit, sepse aty atëherë është rreziku”, ka thënë Raka në këtë intervistë.

Artikulli paraprakInfermieres i hiqet kujdestaria pasi lejoi civilët të qëndrojnë në repart
Artikulli i rradhës Për nënat që do të lindin gjatë pandemisë: Si duhet të mbroheni dhe çfarë duhet të bëni

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.