Infektologu Prof. Sali Ahmeti thotë se tani është koha e duhur që qytetarët të nisin të marrin dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës.
“Meqenëse një pjesë e mirë e qytetarëve që e kanë marrë dozën e dytë i kanë kaluar gjashtë muaj nga marrja e asaj doze, është koha optimale për fillimin e [dhënies së] dozës së tretë”, thotë Ahmeti.
Ai pret që qytetarët të kenë interesim për këto doza.
“Ka pasur hezitime në raste të caktuara [për vaksinim], por mendoj se qytetarët i janë përgjigjur mirë dozës së dytë dhe mendoj se do t’i përgjigjen edhe dozës së tretë”, thotë Ahmeti.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë tha të martën se “vendimi merret në momentin që vlerësohet si më e përshtatshme nga Komiteti për imunizim kundër COVID-19” – sëmundjes që e shkakton koronavirusi.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në evropaelire.org