Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Shefqet Lulaj: Kryetari i Gjilanit po e luan rolin e epidemiologut

Lajme 11/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pronari i Spitalit “Sirona” Prof. Shefqet Lulaj i ka reaguar ashpër kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, për rastet pozitive me koronavirus.

Haziri mbrëmë në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur me qendrën operative live në Facebook, ka deklaruar se rastet pozitive në Gjilan janë si rezultat i infektimit nga një infermiere nga spitali privat në Prishtinë duke aluduar në “Sironën”, shkruan Gazeta Shneta.

Por këtë po e hedh poshtë profesori Lulaj i cili ka thënë se kryetari Haziri po e luan rolin e epidemiologut. Lulaj ka thënë se burimi i infeksionit në fakt është në Gjilan, ku nëna e infermieres e cila punon në “Sirona”, kishte shfaqur simptoma më herët.

“Kryetari i Komunes së Gjilanit po e luan rolin e Epidemiologut, po e dinë kah po levizë virusi. Burimin si duket e ka në Gjilan, sepse infermierja e spitalit tonë e paska nënën infermiere ne Gjilan dhe paska pas shqetësime shëndetsore në shtëpi, e cila per fat te keq , se bashku me anëtaret tjerë të famijes kanë rezultuar poz. Edhe tri kolege te nënës në Spital të Gjilanit kanë rezultuar poz. gjithashtu. Na vjen keq dhe ju dëshirojmë sherim të gjithëve. Zotni Luta e ka tepruar pasi tere ditën po jap informata se atyre virusi ju paska ardhë nga një spital privat, dezinformim i pastër. I bejmë thirrje që të lejoj që mendimin të japin ekspertët e thirrur për këtë dhe mos të luaj me ndjenjat e njerzve edhe ashtu të renduara”, thuhet në reagimin e Lulajt, të cilin e ka dërguar në adresë të Gazetës Shneta.

Artikulli paraprakJa se si t’i mbani fëmijët tuaj të shëndetshëm, të lumtur dhe të mësojnë gjatë mbylljes së shkollës
Artikulli i rradhës Shtatzënë gjatë pandemisë? Këto pesë nëna ndajnë disa këshilla për gratë shtatzëna gjatë kësaj kohe

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.