Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Shefqet Lulaj tregon nëse do të mund të shpëtohej foshnja nga nëna e vdekur në rastin e vrasjes së shtatzënës

Lajme 01/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu, Shefqet Lulaj, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” të T7 ka treguar se a do të mund të shpëtohet foshnja që ishte në barkun e 35-vjeçares, Hamide Magashi, që u vra mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ai tha se nxjerrja e foshnjës nga nëna e vdekur për herë të parë është bërë 100 vjet para Krishtit, derisa shtoi se edhe etika mjekësore e lejon këtë intervenim nëse konstatohet që nëna ka vdekur e foshnja është gjallë.

“Nxjerrja e frytit nga mitra e nënës së vdekur është bërë për herë të parë 100 vjet para Krishtit. E drejta romake ka lejuar një intervenim të tillë kur është konstatuar se nëna ka vdekur dhe fryti është i gjallë. Etika mjekësore lejon që nëqoftëse konstatohet që nëna ka vdekur e fryti është i gjallë, atëherë lejohet hapja e abdomenit dhe nxjerrja e frytit. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje për fushën operative, duhet një skalper dhe prehet abdomeni. Por gjatë kësaj kohe duhet të bëhet përpjekje për reanimimin e nënës”, tha Lulaj.

Mirëpo, situata e mbrëmshme, sipas Lulajt, ishte “dramë e vërtetë”. Ai thotë se i kupton kolegët që e kanë pasë të vështirë për t’u përcaktuar.

“Kjo ka qenë një dramë e vërtetë edhe për mjekët, në këto situata të papritura ndoshta dikujt i ka shkuar ndërmend për të marrë një hap të tillë, por për t’u realizuar një ndërhyrje duhet të konstatohet se nëna e vdekur, fryti i gjallë. Nuk e di a është mundur të konstatohet kjo mbrëmë në atë situatë”, tha ai.

“Kur pritet një grua të vdes dhe nuk ka shpëtim atëherë në situata kur një paciente është e shtrirë në spital është më lehtë për të vendos për këtë intervenim, por për një situatë të tillë dramatike i kuptoj kolegët që e kanë pasë vështirë me u përcaktu”, deklaroi Lulaj në “Frontal”.

“Një prej mundësive të pakta ka ekzistu, por nuk është lehtë për me vendos për një intervenim të tillë. E njëjta pyetje ish bo nëse nuk kish mujt me u realizu me sukses”.

Kujtojmë që mbrëmë rreth orës 18:00 Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. I dyshuar për vrasjen e saj është ish burri i saj, Sokol Haliti, i cili ende gjendet në arrati.

Artikulli paraprakPërfundon autopsia e 35 vjeçares – Janë gjetur tri plumba, një në kokë dhe dy në gjoks
Artikulli i rradhës Kurti bën thirrje për dorëheqje, e përmend edhe Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.