Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Profesioniste shëndetësore për më shumë se 18 vite: Kush është Diana Shehu-Devaja, 108-shi i PDK’së?

Lajme 26/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diana Shehu- Devaja, profesionistja shëndetësore me përvojë të gjatë në fushën shëndetësore, po kandidon për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, Shehu- Devaja gjendet me numrin 108.

Diana Shehu Devaja ka lindur më 28 janar 1968 në Gjakovë, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare i ka ndjekur në Universitetin e Prishtinës, në degën e Stomatologjisë, ndërsa specializimin e përfundoi në Universitetin e Prishtinës ne degën e Ortodoncisë.

Ajo është nënë e dy fëmijëve: djali i saj është stomatolog, ndërsa vajza juriste. Bashkëshorti i saj ushtron profesionin si specialist i Gjinekologjisë & Obstetrikës. 

Familja Devaja përfaqëson një familje me traditë shumëdekadëshe në profesionin e mjekësisë, ku për breza të tërë është ushtruar me përkushtim dhe përgjegjësi profesioni i shëndetësisë.

Që nga viti 2008, Dr. Diana Shehu Devaja ushtron detyrën e inspektores shëndetësore në Inspektoratin Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, zbatimin e ligjit dhe forcimin e standardeve shëndetësore. Paralelisht, ajo ushtron profesionin e saj si specialiste e ortodoncisë në sektorin privat, ku ofron shërbime profesionale me standarde të larta etike.

Me përvojë të gjatë në shëndetësi, integritet profesional dhe përkushtim ndaj interesit publik, Dr. Diana Shehu Devaja përfaqëson zërin e profesionistëve dhe të grave të angazhuara, duke synuar forcimin e sistemit shëndetësor, ligjshmërisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Diana Shehu- Devaja gjendet në listën zgjedhore të PDK-së me numrin 108.

Artikulli paraprakRreth 2 mijë pacientë në pritje për koronarografi dhe vendosjen e stentave në QKUK
Artikulli i rradhës Kirurgjia Torakale në QKUK realizon një ndërhyrje komplekse

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.