Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për largimin e një tumori intratorakal me përmasa rreth 13 × 10 centimetra.
Sipas njoftimit, pacientja, e lindur në vitin 1974, ishte trajtuar fillimisht për probleme kardiake, të cilat pas ekzaminimeve të detajuara rezultuan të ishin pasojë e presionit që masa tumorale ushtronte mbi zemrën dhe mushkëritë, duke penguar funksionimin e tyre normal.
Operacioni u realizua nga kirurgët torakalë, në bashkëpunim të ngushtë me anesteziologët dhe stafin mbështetës.
Tutje theksohet se gjendja e pacientes pas ndërhyrjes është stabile dhe ajo po monitorohet sipas protokolleve standarde të kujdesit post-operativ./Gazeta Shneta/



