Një ngjarje e cila mori vëmendje gjithandej nëpër rrjetet sociale ishte historia e Deng Danjing dhe Xia Sisi njëra doktoreshë e tjetra infermiere në Wuhan të Kinës.
Profesionistet e reja të mjekësisë, sipas New York Times, punuan me orë të tëra në vijat e frontit në Wuhan.
Mirëpo, pas dy javësh punë intenzive, ato fatkeqësisht u bënë pjesë e repartit të pacientëve të sëmurë me koronavirusin transmeton Gazeta Shneta.
Të dyjat, nëna të reja të cilat nuk ia thanë fëmijëve të tyre se kishin virusin e fundit.
Ato për ti mbajtur larg nga ky shqetësim, u tregonin se sa shumë po punonin për ti shëruar të sëmurët nga ky virus.
Ndërsa, histori ndalon te pjesa ku njëra u shërua ndërsa tjera humbi jetë.
-Filloi gjithcka, me një temperaturë të lartë e më pastaj me gulcim, kollë dhe kongjestion.
-Pas verifikimit nga një doktor, përmes skanimeve të krahrorit rezultuan qartë dëmet në mushkëri si shenjë treguese e koronavirusit.
Ndërsa Dr Xia dukej se po shërohej, ajo ishte akoma e tmerruar nga vdekja.
Pikë kulminante rrënqethëse që u treguan për to ishte pjesa kur ajo ia kërkoi nënës së saj përmes telefonit të kujdeset për djalin dy vjeçar!
Kur më pas erdhi thirrja….gjendja e Dr. Xia papritmas ishte përkeqësuar. Dhe zemra e saj u ndal në orët e para të 7 shkurtit.
Në anën tjetër, kemi infermieren Deng, e cila filloi të shërohet dhe ta mposhtë koronavirusin.
Ndërsa, ethet ishin zvogëluar dhe oreksi për ushqim ishte në nivel ajo shpesh postonte dhe në rrjete sociale për gjendjen e saj.
Ku më pas me 15 shkurt pasi rezultoi me test negative për koronavirus, infermiere Deng u shpreh si mëposhtë:
“U ndjeva si një zog i vogël të cilit tanimë i është kthyer liria”.
Poashtu, pas një rikuperimit të gjatë në shtëpi, ajo po planifikon të kthehet përsëri në shërbim të punës.
“Ishte kombi që më shpëtoi,” tha ajo. “Dhe mendoj se unë mund t’ia paguaj ende borxhin kombit tim” përfundoi infermiere Deng. /Gazeta Shneta/