Javën e kaluar, grupet e industrisë së kujdesit shëndetësor dhe agjencitë federale kanë treguar alarmin se SHBA po përballet me probleme të furnizimit.
Sipas CNN, mungesë të shprehur të materialeve kemi nga ato me bazë mjekësore, por dhe ushqimore në dispozicion gjatë pandemisë me koronavirus përcjell Gazeta Shneta.
Këtë të diele, një grup përfaqesus të kompanive si: Clorox, Procter & Gamble, si dhe PepsiCo thanë se kanë frikë nëse ndalohen eksportet për SHBA, pasi që gjendja mund të përkeqësohet.
Për shembull, India, një furnizues kryesor i përbërësve të ilaçeve, tashmë ka kufizuar eksportet e ilaçeve si acetaminofeni, një qetësues i zakonshëm i përdorur për simptoma të ngjashme me gripin.
Ose kemi dhe rastin me Gjermaninë ku ka ndaluar eksportimin e pajisjeve mbrojtëse si maska, doreza dhe kostume të përdorura nga profesionistë të kujdesit shëndetësor. /Gazeta Shneta/