Ka ndërruar jetë Ali Skenderi, pronar i barnatores AL-NE në Shkup.
Skenderi dyshohet se ka vdekur nga sulmi në zemër që e përjetoi pasi u grabit barnatorja e tij.
Sipas raportimeve të mediave, Skenderi është njoftuar nga punëtorja e tij për grabitjen e barnatores dhe pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka pësuar stres të fortë.
Ai është dërguar menjëherë në spital por kishte mbërritur pa shenja jete në klinikën e Kardiologjisë.
I ndjeri la pas vetes katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë të porsalindur. /Gazeta Shneta/