Pse duhet të merrni suplemente të magnezit?

2017-04-13 në ora 17:30

Marrja e suplimenteve të magnezit në moshën e mesme mund të ndihmojë në mbrojtjen e eshtrave, sugjeron një studim.

Studiuesit zbuluan se meshkujt e moshës së mesme që kishin nivele të larta të magnezit në gjakun e tyre gati përgjysmonin shanset e tyre për të thyer një kockë gjatë 25 viteve në vijim shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtuesi udhëheqës Dr Setor Kunutsor, i Universitetit të Bristol, deklaroi se gjetjet janë mjaft të qarta, ka një reduktim të konsiderueshëm të rrezikut të thyerjeve.

Magnezi gjithashtu është i lidhur me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, goditjeve dhe diabetit.
Por marrja e sasisë së tepërt të magnezit , specifikisht më shumë se 400mg në ditë mund të sjellë probleme tek njerëzit që kanë probleme me veshkë./Gazeta Shneta/