Modelja e njohur shqiptare Emine Cunmulaj do të lind fëmijën e saj të dytë, pas vajzës.
Por fëmijës së dytë ende nuk i dihet gjinia dhe me sa duket kjo nuk do të mësohet derisa nëna Emina ta sjellë në jetë.
Kështu të paktën ajo i është përgjigjur komenteve ku kanë kërkuar ta dinë gjininë e bebes.
“Nuk e dimë gjininë. Unë dhe bashkëshorti kemi vendosur që ta mësojmë këtë ditën që do të lindë. Nuk është aq e thjeshtë por për ne e rëndësishme është që të jetë fëmijë i shëndetshëm”.
Megjithatë Emina nuk e ka fshehur dëshirën të ketë një vajzë të dytë pas Ella Farias. “Vajzat janë lumturia e prindërve. Djali ikën me nusen kurse vajza kurrë nuk i lë prindërit vetëm” –u shpreh modelja e njohur, e cila është në javët e fundit të shtatzënisë./Gazeta Shneta/