Sipas Shoqatës Kanadeze të Kancerit, skrinimi i kancerit të gjirit shpëton jetë. Që nga fundi i viteve 80’, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit ka rënë në sajë të zbulimit të hershëm nga kontrollimi i rregullt mamografik dhe përmirësimet në trajtim.
Mamografia është një lloj ekzaminimi me rreze X që merr një imazh të brendshëm të gjinjve – i quajtur mamografi. Kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar ndryshimet e gjirit në fazën e hershme, më të trajtueshme sepse siguron një vështrim të hollësishëm në strukturën e brendshme të indeve të gjirit.
Një mamografi mund të jetë:
-Mamografi Diagnostikuese ose
-Mamografi Skrinimi.
Mamografia Diagnostike kryhet nëse ka simptoma të anomalisë së gjirit ndërsa mamografia Skriniuese ndodh kur nuk ka anomali të dukshme të gjirit dhe nuk ka shenja të kancerit të gjirit. Mamografitë e rregullta të kontrollit e bën më të lehtë krahasimin e imazheve dhe shikimin e ndryshimeve ose zonave shqetësuese, të cilat mund të tregojnë shenja kanceri.
Kujdesu për shëndetin tënd me pajisjet më të avancuara të diagnostikës në “Biçaku Diagnostic”.
Rezervo terminin në 043 54 54 54!