Nënat që punojnë shumë janë të predispozuara të besojnë steriotipet që pretendojnë se fëmijët e tyre nuk marrin mjaftueshëm dashuri, kujdes dhe vëmendje.
Është vërtet e vështirë për të balancuar prindërimin dhe karrierën, por a duhet të shqetësoheni nëse punoni dhe nuk kaloni aq kohë sa dëshironi me fëmijët tuaj? Shkenca ka një lajm të mirë për ju: Fëmijët e nënave që punojnë shumë janë po aq të lumtur sa edhe fëmijët, nënat e të cilëve qëndrojnë në shtëpi me orar të plotë. Bright Side ka analizuar më afër një studim që dëshmon se si vajzat po ashtu edhe djemtë përfitojnë nga një mama e punësuar:
-Fëmijët e nënave që punojnë janë po aq të lumtur sa shokët e tyre.
Skenë e nënave që punojnë: fëmija juaj dëshiron të luajë dhe t’ju përqafojë një minutë më shumë në mëngjes dhe ti e puth dhe largohesh për në punë. Faji, paragjykimi i njerëzve dhe dyshimi i aftësive prindërore janë gjërat që i mundojnë më së shumti nënat që punojnë.
Mirëpo studimi i kryer nga profesor Kathleen McGinn nga Shkolla e Biznesit në Harvard, tregon se të kesh një mama të punësuar nuk ndikon në lumturinë e fëmijëve. Si djemtë dhe vajzat që kanë mama të punësuar, shpesh përfitojnë nga kjo gjë.
Ky projekt i madh kërkimor-shkencor që filloi në vitin 2015 kombinon të dhënat e disa studimeve ndërkombëtare që, në tërësi, hulumtojnë më shumë se 100,000 burra dhe gra në 29 vende. Rezultatet e sondazhit të lirë të punës, tregojnë se fëmijët e nënave që punojnë janë më të mirë në shumë aspekte.
-Vajzat e nënave të punësuara janë më të suksesshme në karrierën e tyre dhe tentojnë të marrin rroga më të larta.
-Djemtë e rritur nga nëna që punojnë shpenzojnë më shumë kohë për t’u kujdesur për familjet e tyre.
-Djemtë dhe vajzat, nënat e të cilëve kanë punuar kanë qëndrime barazie në familje dhe jetën shoqërore.