Grupe profesionistësh mjekësorë po i konsiderojnw makinat shitëse, menutë dhe reklamat si mënyra të reja për të reduktuar konsumin e fëmijëve me pije me sheqer.
“Ne e dimë se marrja e tepërt e sheqerit është e lidhur me sëmundje të rënda, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, sëmundjet e mëlçisë yndyrore, prishjen e dhëmbëve dhe trashje fëmijërore. Udhëzimet dietike rekomandojnë që fëmijët të marrin më pak se 10 për qind të kalorive totale nga sheqernat e shtuara, por tek shumica e fëmijëve kwto vlera gati dyfishohen”, ka thwnw Dr. Natalie Muth, një pediatër në San Diego County.
Muth vuri në dukje se më shumë se gjysma e asaj mase është nga pijet me sheqer, transmeton GazetaShneta.
“Duke pasur parasysh se një shishe prej 20 gramë sode ka 65 gramë sheqer të shtuar dhe rekomandohet që fëmijët konsumojnë më pak se 25 gram sheqer të shtuar në ditë, nuk është befasi që pijet me sheqer janë një kontribues i madh i sheqerit në dietën e një fëmije . Pijet e sheqerit gjithashtu përfshijnë pije sportive, pije frutash, limonadë, çaj të ëmbël dhe pije të tjera që përmbajnë sheqerna të shtuara”, tha ajo, përcjellë HealthLine.
Fëmijët dhe adoleshentët në Shtetet e Bashkuara konsumojnë 17 përqind të kalorive të tyre në sheqerna të shtuara, të cilat vendosen në ushqime ose pije gjatë procesit të prodhimit ose në tryezë.
Këto sheqerna përfshijnë glukozë, shurup misri fruktoza të lartë, saharoze, dhe lëng frutash të rafinuar./GazetaShneta/