Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse hamë shumë kur jemi me nerva

Jetë 12/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni të nxehur është e lehtë të hani më shumë në tavolinë dhe papritur të lindë dëshira të hash ëmbëlsira apo ushqime të kripura të paketuara.

Por cila është arsyeja? Ushqimi të qetëson, sepse që fëmijë jemi mësuar ta shohim si një farë rikompensimi dhe ngushëllimi.

Edhe kur rritemi ky mekanizëm përsëritet dhe ja që ushqimi bëhet një ilaç për të dominuar tensionin dhe qetësuar emocionet.Por rreziku është se mund ta ekzagjerojmë me racionet e për pasojë të marrim kg më shumë.

Ka disa këshilla që duhen për të mposhtur urinë e zemërimit dhe të mos shëndoshemi.

Një shëtitje në ajër të pastër të jep vitaminë D, vitamina që trupi e sintetizon falë ndihmës së rrezeve të diellit, që ndikojnë pozitivisht në humor dhe në oreks.

Konsumoni më shumë ushqime me triptofan i cili stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, që ndikon drejt për drejtë në humor dhe ju ndihmon të ndjeheni më të qetë. Atë e gjejmë tek bishtajoret, farat, frutat e thata, çokollata fondente, banania dhe mishi i bardhë.

Bëni më shumë aktivitet fizik, shkarkon tensionin dhe stresin duke favorizuar prodhimin e endorfinës, që njihet ndryshe si hormon i lumturisë.

Ushqimet e pasura me fibra të japin mundësinë të mbash të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe në sasi të mëdha i gjeni tek perimet dhe frutat e stinës, drithërat integrale. Kështu shmangni dëshirën për ëmbëlsira./Top Channel

Artikulli paraprakA rekomandohet të bëni plazh në shtatzëni, tregojnë dermatologët
Artikulli i rradhës 4 mënyra efektive për të hequr celulitin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.