Shumë nëna janë të fiksuara pas higjienës së fëmijëve dhe sfida më e madhe është gjatë kohës së ushqimit, atëherë kur fëmijët ndoten më së shumti.
Mirëpo, studime e fundit tregojnë se nuk duhet kufizuar fëmijën gjatë ngrënies, edhe nëse ndotet tërësisht.
Kjo për shkak se fëmija duhet lejuar të eksploroj vetë ushqimin dhe të hulumtojë shijet e preferuara.
Kjo ndikon pozitivisht në oreksin e fëmijës suaj.