Bebet nisin të qëndrojnë në këmbët e tyre rreth muajve 10-11, por kjo nuk do thotë të nxitoni për t’i blerë këpucë.
Për bebet është e rëndësishme që të kenë kontakt me tokën, pasi kështu do të përhapin gishtat e tyre për t’u balancuar.
Nuk keni nevojë t’i mbathni këpucë në ambiente ku nuk ka ndonjë rrezik për të shkelur, shkruan NoëBaby, transmeton Gazeta Shneta.
Kur i zgjedhni këpucët e para është e rëndësishme që të kenë përshtatjen dhe madhësinë e duhur.
Numri i gabuar i këpucëve tek foshnjat mund të shkaktojë ngadalësimin e të ecurit.
Prandaj sugjerohet që të kërkoni këpucë nga ndonjë person i kualifikuar i cili do t’i mat këmbët e foshnjës për t’i prodhuar këpucët e përshtatshme.
Këpucët duhet t’ia ndërroni çdo gjashtë deri tetë javë, pasi madhësia e këmbës së foshnjës do të ndryshojë.
Rekomandohet që këpucët të jenë me ajrosje. /Gazeta Shneta/