Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse qajnë foshnjat dhe si mund t’i qetësojnë prindërit

Këshilla për shtatzëna 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat qajnë për shumë arsye të ndryshme. Ndonjëherë është e lehtë të kuptohet pse – mund të jenë të uritura, të lodhura ose thjesht të mërzitura. Në raste të tjera, është më e vështirë të kuptohet arsyeja.

Të qarat janë mënyra e vetme që një foshnjë ka për të treguar se ka nevojë për diçka.

Në tre muajt e parë të jetës, qara ndihmon në krijimin e një lidhjeje të fortë mes prindërve dhe foshnjës, sepse ajo mëson se si të kërkojë ndihmë dhe kujdes.

Tek foshnjat shumë të vogla është normale që të qajnë për disa orë në fund të pasdites ose në mbrëmje. Edhe personaliteti i çdo foshnje ndikon në sjelljen e saj: disa janë më të ndjeshme dhe kanë nevojë për më shumë qetësim dhe përqafime.

Me kalimin e kohës, mënyra se si qajnë foshnjat ndryshon.

Mosha, mjedisi dhe temperamenti ndikojnë në sjelljen e tyre, shkruan burimi PregnancyBirthBaby.au.

Foshnjat mund të qajnë më shumë kur janë të sëmura, kur u dalin dhëmbët, kur kalojnë një fazë të re zhvillimi ose kur ndjejnë ankth nga ndarja me prindërit.

Në vitet e para të jetës, truri i tyre zhvillohet me shpejtësi dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm që foshnja të ndihet e sigurt, transmeton Gazeta Shneta.

Arsyet më të zakonshme të të qarit janë: uri, lodhje, dhimbje barku, parehati nga pelenat e lagura ose temperatura e papërshtatshme, si dhe nevoja për përqafim dhe siguri. Ndonjëherë qara mund të jetë edhe shenjë se foshnja nuk ndihet mirë.

Për ta qetësuar foshnjën, prindërit mund ta mbajnë pranë dhe ta tundin lehtë, të flasin me zë të butë, ta nxjerrin për një shëtitje me karrocë, ta ushqejnë ose t’i bëjnë një banjë të ngrohtë.

Disa foshnja qetësohen edhe nga muzika e butë ose nga zëri i prindërve. Është e rëndësishme që prindërit të qëndrojnë të qetë dhe të durueshëm, sepse foshnjat shpesh ndiejnë emocionet e njerëzve përreth. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakA janë rrjetet sociale të projektuara për varësi dhe a mund ta mposhtim algoritmin?
Artikulli i rradhës Si të kuptoni indeksin e cilësisë së ajrit në telefonin tuaj dhe rreziqet për shëndetin

Ju sugjerojmë

Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

02/07/2026 Jetë

Ushqyerja vetëm me gji lidhet me rrezik më të ulët të simptomave të ADHD-së te fëmijët

30/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shtatzënia lë gjurmë në shëndetin e gruas edhe vite pas lindjes

29/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk sjellin përfitime

25/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Hashimoto dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini për rreziqet dhe një lindje të shëndetshme?

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas injeksionit Depo-Proverës: Shenjat që mund të tregojnë se jeni në pritje të ëmbël

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.