Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse të rinjtë në Evropë përballen me më shumë probleme të shëndetit mendor se brezat e mëparshëm

Jetë 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se të rinjtë në mbarë botën po përballen gjithnjë e më shumë me vështirësi në shëndetin mendor dhe në përballimin e jetës së përditshme. Sipas hulumtimit të realizuar nga ‘Sapien Labs’, të rinjtë evropianë rezultojnë ndër më të prekurit krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në kontinente të tjera.

Studimi përdori një tregues të quajtur “Mind Health Quotient (MHQ)”, i cili mat gjendjen mendore përmes anketave online në Azi, Afrikë, Evropë dhe Amerikë. Ky indeks vlerëson aftësitë emocionale, sociale, njohëse dhe fizike që i ndihmojnë njerëzit të funksionojnë mirë në jetë, punë dhe marrëdhënie.

Sipas autores së raportit, Tara Thiagarajan, kriza e shëndetit mendor po përkeqësohet nga një brez në tjetrin dhe shkon përtej rritjes së rasteve të depresionit dhe ankthit, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet tregojnë se personat mbi 55 vjeç kanë një nivel relativisht të qëndrueshëm të shëndetit mendor, ndërsa çdo brez më i ri ka rezultate më të ulëta.

Të rinjtë nga 18 deri në 34 vjeç kanë një mesatare prej vetëm 36 pikësh MHQ dhe rreth 41 për qind e tyre raportojnë probleme serioze të shëndetit mendor.

Sa i përket Evropës, Italia është vendi me rezultatin më të mirë në kontinent, ndërsa vende si Gjermania, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, renditen ndër më të dobëtit. Çuditërisht, rënia e mirëqenies mendore është më e theksuar në vendet më të pasura dhe më të zhvilluara.

Studimi identifikoi katër faktorë kryesorë që ndikojnë në këtë situatë: Marrëdhëniet familjare, spiritualiteti, përdorimi i hershëm i telefonave inteligjentë dhe konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara.

Marrëdhëniet e dobëta familjare rrisin ndjeshëm rrezikun për probleme mendore. Po ashtu, të rinjtë që ndihen më pak të lidhur me besimin apo spiritualitetin raportojnë gjendje më të dobët mendore.

Një tjetër faktor është përdorimi i hershëm i telefonave inteligjentë. Mesatarisht, brezi i ri merr telefonin e parë rreth moshës 14 vjeç, ndërsa në Evropë kjo ndodh shpesh mes moshës 12 dhe 13 vjeç.

Gjithashtu, rritja e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara gjatë 15 viteve të fundit lidhet me një pjesë të konsiderueshme të problemeve të shëndetit mendor. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakPresidenca dërgon komentet në Kushtetuese në mbrojtje të Dekretit për shpërndarje të Kuvendit
Artikulli i rradhës Komplikimet gjatë lindjes: Çfarë mund të ndodhë dhe si trajtohen?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.